Telenews

Osmani merr pjesë në ndarjen e çmimeve të “Laureatët e Vitit” nga KOK

Komiteti Olimpik i Kosovës, mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Laureatët e Vitit” 2022.

Në këtë ceremoni prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më e mira te femrat u shpall xhudistja, Distria Krasniqi, ndërsa në kategorinë e meshkujve këtë çmim e fitoi boksieri, Shpetim Bajoku.

Çmimi i trajnerit edhe këtë viti i takoi Driton Kukës.

Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit.

Xhudisti Dardan Cena, i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu, te vajzat.

Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku, dhe futbollisti Vedat Muriqi. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Foda para Izraelit: Do të mundohemi të jemi sa më agresivë –

KushtrimGuraj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj