Telenews

Sulmi ndaj Policisë në Bërnjak, arrestohet e dyshuara 20-vjeçare

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Telenews.al.

Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë te Policia në Bërnjak, ku janë sulmuar zyrtarët policorë të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë nga një 20-vjeçare, e cila është futur në sherr me Policinë.

E dyshuara S.P., ka shkuar deri te stacioni policor për të marrë informacione lidhur me një anëtarë të familjes së saj që ishte arrestuar.

Biseda me të nuk shkoi siç duhet, pasi e njëjta dyshohet se ka pasur veprime agresive, duke eskaluar deri në sulm ndaj policëve.

Për ta vënë situatën nën kontroll, Policia u detyrua që të marrë masa, duke e arrestuar të dyshuarën, e cila më pas është intervistuar dhe ndaj saj kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj