Telenews

Çitaku ia kujton gazin lotsjellës Kurtit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Çitaku ka thënë për Insajderin se Kurti sot do të nënshkruaj marrëveshjen për Asociacionin. Ajo i rikujtojë kryeministrit shprehjet që përdorte ndaj politikanëve tjerë që ishin pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sot merr fund kauza e fundit me të cilën Kryeministri Kurti u ngrit dhe për të cilën ai dikur i shpallte të tjerët tradhtarë e patriotë”, deklaroi ajo për Insajderi.

“Sot Kryeministri e nënshkruan zotimin për zbatimin e Asociacionit”.

Mes tjerash, nënkryetarja e PDK-së ka përmendur edhe kohë kur VV në krye me Kurtin sulmuan Kuvendin, pikërisht për kundërshtimin që i bënin Asociacionit.

“Njeriu i cili thoshte se presionit i nënshtrohen vetëm të shantazhuarit, sot nënshkruan marrëveshjen për të cilën ai dhe subjekti i tij e kanë sulmuar Kuvendin, kanë hedhë gaz lotsjellës. Kaq për kauzat e Kryeministrit”, ka thënë Çtiaku.

Kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq pritet të takohen sot nga ora 15:00 në Bruksel. Fillimisht, kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak. Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët.

Në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të duhej t’i takonte palët veç e veç, përpara takimit të përbashkët.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj