Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, me shumë gjasë sot do ta ketë sprovën më të madhe në karrierën e tij, ku do të ballafaqohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Sprovë, sepse Kurti e ka një të kaluar të tërë politike duke i kritikuar marrëveshjet me Serbinë e në veçanti Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Një e kaluar që i është bërë problem në rrethanat e krijuara gjeopolitike, ku aleatët perëndimorë të Kosovës po këmbëngulin në themelimin e Asociacionit.
E nëse Kurti këtë nuk e bën ai do të përballet me rrethana të paralajmëruara nga vendet perëndimiore, ndër to mund të jetë edhe izolimi i Kosovës.
Por nëse Kurti e pranon planin franko – gjerman, aty ku përfshihet edhe Asociacioni atëherë karriera e tij politike do të jetë e rrezikuar.
Udhëkryeqi i Kurtit është kompleks dhe ai do të duhej të vendoste për këtë proces të ndërlikuar.
Kurti në Kuvendin e Kosovës i ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por opozita thotë se ai “po mashtron”.
Gjatë kohë sa ishte në opozitë, Kurti kishte hedhur edhe gaz lotsjellës në Kuvend për ta ndaluar siç thoshte ai Zajednicën.
E tash “Zajednica” i është shndrruar në sfidën kryesore për të, në një tunel ku nuk shihet drita e rrugë pa dalje.
27 shkurti do të na tregojë se cili do të jetë vendimi i Kurtit, kështu plani franko – gjerman do të shndrrohej në një udhërryfyes për procesin e arritjes së marrëveshjes ligërisht të obligueshme në mes Kosovës dhe Serbisë, këtë e thotë e Bashkimi Evropian.
Kritikët e Kurtit thonë se “ai do t’ia ndryshojë emrin Asociacionit”, megjithëse tryeza e Brukselit nuk është “suedeze”.
Orët e ndoshta edhe minutat, po afrojnë deri te takimi Kurti-Vuçiq që deri më tash s’kanë pasur rezultate, pos tensionit brenda Brukselit dhe jashtë tij. /Telenews

