Telenews

Kica-Xhelili: Nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në, Serbia u fal

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dakordancën e arritur me Serbinë për sa i përket planit franko – gjerman.

Referuar neneve të publikuara, Kica-Xhelili thotë se “Nga dje, nuk ka më agresor në tavolinë me BE-në. Serbia u rrëfye, dhe u fal”.

Ajo citon nenin ku thotë se “tejkalohen trashëgimitë e kaluara”.

“Pra, e falë Serbinë. Ja fal vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe të pagjeturit. Janë pajtuar të harrojnë”, ka thënë ajo.

Po ashtu përmend edhe “mos paragjykimin e statusit”.

“Nuk paragjykohet statusi” – thotë në vazhdim. Pra, u rihap statusi i Kosovës të cilën GJND e vulosi si të mbyllu”, vazhdon deputetja opozitare.

Pos kësaj, Kica-Xhelili thotë se Asociaiconit i është shtuar edhe neni shëtë për vet-menaxhim njëetnik.

“Neni 7, flet për njëetnicitet të serbëve në vet-menaxhim. NJËETNICITET. Përtej Asociacionit, kanë dhënë Autonomi shtesë një-etnike”, ka deklaruar ajo.

“Neni 10, flet për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara. Por, tanimë Asociacionit në përputhje me Vendim të Gjykatës Kushtetuese, iu bashkangjit Neni 7”, shkroi Kica-Xhelili. /Telenews.al/

Të ngajshme

PDK largohet nga Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së, kërkon procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Rrezarta Ramaj

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Rrezarta Ramaj

Një person përfundon në QKUK, u rrah nga disa persona në Vushtrri

Rrezarta Ramaj