Telenews

Petkoviq, Bislimit: Asociacioni nuk do të jetë organizatë joqeveritare

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare.

Kësisoj ai i është përgjigjur deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili theksoi se Asociacioni nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.

“Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe aktet tjera nga Dialogu që përcakton qartë Asociacionin”, ka thënë Petkoviq.

Të ngajshme

Haxhiu hap “Tetorin Rozë”: Diagnostikimi i hershëm është thelbësor në luftën kundër kancerit të gjirit

Rrezarta Ramaj

Një person përfundon në QKUK, u rrah nga disa persona në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 1 tetor

Rrezarta Ramaj