Telenews

Përleshje në gjimnazin e Ferizajt: 17-vjeçari theret me thikë nga shoku i klasës, dërgohet në spital

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur sot në Ferizaj, ku dy nxënës të një shkolle të mesme janë përfshirë në një incidentSinjali.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në gjimnazin ”Kuvendi i Arbërit”, ku pas një mosmarrëveshjeje, një nxënës ka sulmuar me thikë një nxënës tjetër dhe për pasojë i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Nxënësi u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë lidhur me rastin që ndodhi në klasën e tyre.

Në anën tjetër, Policia e ka konfiskuar thikën që është përdorur, si dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit si ‘Lëndim i rëndë trupor”.

Kujtojmë se kjo dukuri është bërë mjaft shqetësuese edhe për prindërit, për shkak të sigurisë në këto institucione arsimore.

Të ngajshme

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Von der Leyen: Kosova vendos, por e rëndësishme pavarësia e gjyqësorit

Rrezarta Ramaj

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Rrezarta Ramaj