Telenews

Arsenali triumfon ndaj Evertonit, vazhdon të mbajë diferencën ncaj Cityt

Arsenali ka shënuar fitore bindëse ndaj Evertonit në shtëpi me rezultat 4:0 në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e shtatë në Premierligë.

Bukayo Saka kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Martinelli dyfishoi epërsinë.

Epërsia vazhdoi të thellohej edhe më shumë kur Odegaard shënoi për 3:0 në minutën e 71-të.

Në të 80-tën, Martinelli realizoi për rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” tani shkojnë në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Evertoni mbetet në zonën e rrezikshme me 21 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjeve.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj