Telenews

Hoti për Kusari-Lilën: Zelli i saj është i gërditshëm

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha për shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila se “zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër”.

Sipas tij, Kusari-Lila i ka shkuar prapa partive që i kanë pasur gjasat t’i fitojnë zgjedhjet.

“Zelli i saj për me iu shërby shefave që i ka ndërru vazhdimisht është i gërditshëm, është i poshtër. Unë po ja përmendi veç një fakt, në fushatën e vitit 2017, se a e dini çka bën kjo kush t’i ka gjasat më të mira kjo i bëhet bashkë, i shkon mrapa. I ka shku PDK-së mrapa, na ka ardhë neve prapa në vitin 2017 kur i kemi pas gjasat me fitu…Kur nuk fituam, na la, shkoi në partinë tjetër”

“Për marrëveshjen e Uashingtonit keni kujdes për deklarimet, ajo marrëveshje ka sjellë një njohje s’mundet me qenë e dëmshme ajo marrëveshje”, u shpreh Hoti.

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj