Telenews

Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në Veri, shpallet në kërkim

 Pak më parë u raportuapër një incident në Qendrën Studentore në Mitorivcën Veriore që ndodhi sonte, ku për pasojë pas një përleshje mbetën të plagosur dy persona. Viktimat u therën me thikë nga një i dyshuar, që për momentin ndodhet në arrati. 

Rasti është konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia, teksa janë dhënë detaje për identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Rrezarta Ramaj