Telenews

11 të lënduar nga dy aksidente në Gjilan e Viti

11 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në vende të ndryshme gjatë ditës së djeshme, në Gjilan dhe Viti.

Në Gjilan, rreth mesditës ndodhi një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës femër dhe mashkull kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pësuan gjashtë persona, të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor u liruan për në shtëpi.

Në fshatin Pozheran të Vitisë, gjatë mbrëmjes ndodhi një vetaksident trafiku, ku e përfshirë ka qenë një veturë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe katër pasagjere femra, nga komuniteti romë. Pas marrjes së tretmanit mjekësor , të gjithë u liruan për në shtëpi.

Të ngajshme

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Rrezarta Ramaj