Telenews

Kurti takon ambasadorin Westerlund, diskutohet hapja e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ambasadori Westerlund e njoftoi kryeministrin Kurti për interesimin e kompanive suedeze për të investuar në Kosovë dhe diskutuan rreth iniciativës për hapjen e Odes Ekonomike Nordike në Kosovë që do të kontribuonte në thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, njofton Klankosova.tv.

Me tej, ata biseduan për marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve, për nevojën dhe potencialin e rritjes së shkëmbimeve tregtare, dhe për mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj në fushën e minierave.

Krahas diskutimeve për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti dhe ambasadori Westerlund folën edhe për takimin që kryeministri Kurti dhe ai i Suedisë, Ulf Kristersson, zhvilluan në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj