Telenews

Haradinaj në Prekaz: Familja Jashari dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj tha se familja Jashari, në krye me Adem Jashari dhanë gjithçka për Kosovën

‘’Historisë së Kosovës së lirë dhe të pavarur, i dha vulë sakrifica sublime e familjes Jashari në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari. Ata dhanë gjithçka që ishte e tyre, për gjithçka çfarë kemi ne sot. Familja Jashari do të jetë përjetësisht e nderuar dhe frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin’’ ka shkruar Haradinaj. /Telenews.al/

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj