Telenews

ShBA kërkon zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes Kosovë-Serbi

shba-pritet-te-dergoje-arme-ne-vlere-prej-gati-2-miliarde-dollaresh-ne-ukraine

“Rruga evropiane [e Kosovës dhe Serbisë] është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë i dërguar i i posaçëm i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një diskutimi virtual me gazetarë.

Marrëveshjen Bazë për të cilën është arritur pajtim më 18 mars në Ohër, ai e quajti marrëveshje “në të gjitha aspektet” si dhe tha se “është ligjërisht e obligueshme”.

Ndërkaq për Kosovën, ai tha se është e rëndësishme të nis draftimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ndërsa për Serbinë që nis njohjen e dokumenteve dhe simboleve shtetërore, siç e citoi REL, përcjell Insjaderi.

“Kjo marrëveshje është nisja e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ka shumë punë që duhet të bëhet përtej kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Escobar e cilësoi marrëveshjen si “historike” dhe tha se do të ndihmojë partnerët evropianë që palët të mund të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

I pyetur se cili është modeli më i mirë evropian që mund të përdorej si shembull për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Escobar tha se kjo i përket popullit të Kosovës të vendosë, në bisedimet me Serbinë.

Megjithatë, ai tha se Asociacioni duhet t’iu shërbejnë njerëzve në rajon, të funksionojë për të dyja shtetet dhe që “të mos shkelë strukturën e Kushtetutës [së Kosovës], apo të prek funksionalitetin” e shtetit të Kosovës.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj