Telenews

Vizitën e parë brenda organizatës policore, drejtori i PK-ës e realizoi në stacionet policore në veri të vendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitën e parë sot e ka bërë në katër stacionet policore të drejtorisë rajonale, Mitrovicë Veri.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte që Hoxha të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që kanë kaluar zyrtarët policorë.

Ai me këtë rast pohoi se arritja e objektivave dhe përmbushja e obligimeve ligjore dhe kushtetuese është arritur falë punës ekipore, bashkëpunimit, guximit dhe përkushtimit të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim.

Përveç tjerash, menaxhmenti i lartë i PK-së, falënderuan zyrtarët policorë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë nacionale, ofruan mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të plotë ndaj zyrtarëve policorë, si dhe inkurajuan ata që të vazhdohet me punë profesionale në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Të ngajshme

Nëna raporton djalin në polici, thotë se po ushtron dhunë ndaj saj

Valjeta Turkaj

Zhduket një grua në Mitrovicë

Valjeta Turkaj

Sulm ndaj zyrtares policore gjatë kryerjes së detyrës në Vushtrri

Valjeta Turkaj