Telenews

E çuditshme: Anulohet stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës në Futboll

Eshtë anuluar stërvitja e paraparë për ditën e sotme nga Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetari i njohur i sportit dhe drejtori i futbollit në Klan Kosova, Arlind Sadiku, transmeton Telenews.al

Ende nuk dihet se pse ka ardhur deri te një gjë e tillë, por sipas informacioneve jozyrtare, gjithçka lidhet me arrestimin e kreut të FFK-së, Agim Ademi nga Policia e Kosovës.

Të kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës të mërkurën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Është raportuar se gjithçka lidhet me institucionin që ai drejton.

Prokuroria tutje ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje. /Telenews.al

 

Të ngajshme

Trajneri i njohur gjerman bën parashikim interesant për “Topin e Artë”: Cucurella duhet të jetë fituesi!

Rrezarta Ramaj

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid –

KushtrimGuraj

Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të përballeshin në anën e kundërt të El Clásicos –

KushtrimGuraj