Kosova ka barazuar me Izraelin, me rezultat 1-1, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri Alain Giresse, i cili është shprehur i kënaqur me këtë pikë të arritur në Tel Aviv.
“Ishte ndeshje me shumë ritëm, ani se në fund rezultati nuk ishte i kënaqshëm. Ishte rezultat pozitiv, jemi të kënaqur, nuk që s’kemi mundur të bëjmë më shumë, rezultati 1-1 ishte pozitiv”, u shpreh Giresse.
“I kënaqur me rezultatin, kemi mundur të humbasim por edhe të fitojmë. Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, do të jetë rrugë e gjatë, Kjo ishte ndeshja e parë kualifikuese, kemi treguar mundësi dhe potencial, lojtarët kanë treguar paraqitje të mira për ndeshjet e ardhshme”.

