Telenews

Kosova – Andorra, nis ndeshja

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur me barazim ndaj Izraelit këtë kampanjë kualifikuese në ndeshjen e parë në udhëtim.

E sot të besuarit e Alain Giresse do të përballen me Andorrën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Vetëm fitorja vlen në këtë duel, pasi dihet që Andorra është kundërshtari më i lehtë në letër në Grupin I dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë gabimi në këtë sfidë.

Kjo është hera e parë që dy ekipet përfaqësuese takohen mes vete pasi kurrë më parë nuk ishin përballur as në kualifikime e as në ndeshje miqësore.

Të ngajshme

“Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

Valjeta Turkaj

Yamal pyetet se a është më i miri në botë, ja si përgjigjet ai

KushtrimGuraj

Malisheva rikthen “Profën” si trajner

Rrezarta Ramaj