Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ ka shpjeguar termin ‘vetmenaxhim’ i komunitetit serb në Kosovë lidhur me neni 7 të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kurti tha se termi vetmenaxhim nuk i referohet komunave, por komunitetit. Ai tha se vetmenaxhimi ka të bëjë me identitetin që kanë banorët, jo me territorin ku banojnë.

