Telenews

Rrezikohet furnizimi me energji elektrike, Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut në grevë nga kjo datë

Sindikata e Re e Punëtorëve të KEK-ut, pak minuta më parë ka lëshuar njoftim tejet me rëndësi për anëtarët e saj.

Në njoftim shkruan se nga e hëna punëtorët e KEK-ut, do të fillojnë me grevë 1 orëshe të paradites, nga ora 07:00 deri në 08:00, por që nuk janë dhënë më shumë detaje.

Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut, ditë më parë protestoi para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar rritje pagash për këta punëtorë që punojnë në kushte të tmerrshme.

Sipas burimeve të Telenews.al, greva e punëtorëve të KEK-ut pritet të përshkallëzohet në rast se nuk merren parasysh grevat e tyre dhe shumë lehtë vendi mund të përjetojë kolaps energjetik. /Telenews.al

Të ngajshme

Katër motoristë nga Suhareka raportohen të humbur në Shtërpcë, nis operacioni për gjetjen e tyre

Erzana Fazliu

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu