Telenews

Shi dhe borë, kështu do të jetë moti këtë javë

Në Kosovë, gjatë kësaj jave, pritet të mbajë mot me vranësira, reshje shiu dhe dëbore, si dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat do të jenë të ulëta, si dhe do të ketë erëra mesatare deri të forta.

Më poshtë e keni motin e plotë nga e hëna deri të premten:

E hënë – Mot kryesisht  i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje. Gjatë natës vonë parashihen reshje bore.

E martë – Mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.

E enjte – Mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht  nga drejtimi i verilindjes.

Të ngajshme

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj