Telenews

KE i FFK-së kërkon licensim nga MKRS-ja

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës të hënë 3 prillit ka mbajtur mbledhjen e radhes, ku kanë disktuar për çështjen e licensimit.

Sipas njoftimit zyrtar të FFK-së, nga kjo mbledhje u konstatua se qysh nga data 9 shkurt, Federata i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje thuhet se edhe pjesa dërrmuese e klubeve, mbi 50%, i kanë plotësuar kriteret e kërkuara dhe i kanë dërguar të gjitha dokumentet e tyre më 28 shkurt, teksa klubet tjera po vazhdojnë t’i dërgojnë ato.

KE thuhet se tani po pret nga Komisioni i MKRS-së që të bëjë sa më parë licencimin e FFK-së dhe klubeve. Sipas tyre, nuk ka asnjë arsye që kjo të mos ndodh.

Gjithashtu në këtë mbledhje u theksua edhe njëherë gatishmëria e FFK-së që t’i ndihmojë të gjitha klubet në kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Komisioni i MKRS-së dhe/ose t’i adresojë këto çështje pranë UEFA-s dhe organeve gjyqësore nëse është e nevojshme.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj