Telenews

Sot përkujtohen dëshmorët e lagjës Gashani të fshatit Tërstenik(VIDEO)

Sot janë bërë 24 vite nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve të lagjes Gashani në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Katër dëshmorët Nasuf Gashani, Tahir Gashani, Naim Tiku dhe Besim Tiku ranë heroikisht duke luftuar kundër armikut.

Kurse martirët Zekë Gashani, Zelfije Gashani, Brahim Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Mihane Gashani, Faton Gashani, dhe Fatmir Gashani u vranë nga armiku.

Në çdo përvjetor të rënies së këtyre dëshmorëve, mbahen aktivitete të shumta , duke filluar nga homazhet e dëshmorëve në Morinë, si dhe aktivitete tjera artistike.

Para disa viteve, lidhur me këta dëshmorë është bërë edhe promovimi i dy këngëve patriotike.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj