Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tre të miturit, të cilët dyshohen se e kanë dhunuar një vajzë të mitur 11-vjeçare në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i njërit nga të dyshuarit me iniciale G.R, Besnik Beqiri, i cili tha se kanë kaluar 180 ditë dhe se të miturit nuk mund të qëndrojnë më shumë në paraburgim.
“Sot, nuk munden mu mbajt fëmijët në paraburgim, më shume se 180 ka qen proces teknik, sepse nuk mundem me i mbajt në paraburgim mbi 180 ditë. Nëse dënohen përfundimisht mund të kthehen në burg, por tash për tash në paraburgim nuk mund të kthehen më”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.
Në rast se shpallet fajtor, avokati Beqiri ka thënë se klienti i tij maksimumi mund të dënohet me 10 vite burgim.
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në gusht të vitit 2022 në Prishtinë.