Telenews

Trepça e fiton finalen e parë ndaj Pejës

Skuadra e Trepçës e ka nisur serinë finale të play off-it në Superligën e Kosovës në basketboll me fitore ndaj Pejës.

Mitrovicasit kanë triumfuar në ”Minatori” me rezultat të përgjithshëm 94-86.

Ndeshja ishte tejet e zjarrtë me vendasit që e nisën më mirë duke e fituar çerekun e parë (24-19), derisa në të dytin Peja u rikthye duke e fituar atë (23-29) dhe shkoi në pushim mes pjesëve me avantazh minimal 47-48.

Në pjesën e dytë, vazhdoi loja e ngushtë me mysafirët që fituan çerekun e tretë (18-21), derisa mitrovicasit në 5 minutat e fundit të ndeshjes përmbysën gjithçka (29-17) dhe fituan takimin.

Jamel Artis ishte më i miri te Trepça sonte me 27 pikë, duke u ndihmuar edhe nga Ken Brown me 24 dhe Will Daniels me 19 pikë.

Te Peja s’mjaftuan për fitore, Larry Thomas me 23 pikë, Devoe Joseph me 16, Jalen Tate me 13 e Arti Hajdari me 11 pikë.

Trepça e nis serinë finale me avantazh 1-0 dhe ndeshja e dytë e serisë zhvillohet në ”Karagaçi” të Pejës të dielën.

Të ngajshme

Erblin Osmani: Gjithmonë kam dashur të luaj për Kosovën, jam shumë krenar –

KushtrimGuraj

Irlanda bën një ndryshim në skuadër para ndeshjes ndaj Kosovës

Yllka Gashi

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Federatën e Futbollit Kroat

Yllka Gashi