Telenews

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Rasti është bërë i ditur nga zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:30 policia është njoftu se në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, dyshohet për një person pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dal policia dhe emergjenca, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, tha ai.

Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Të ngajshme

Erdogan reciton Kuran në ditën e rënies së Konstandinopojës

Blearta

Ish e dashura e Getinjos në jaht me MC Kreshën

Blearta

Nga java e ardhshme, ulje e çmimit të naftës në Maqedoninë e Veriut

Blearta