Telenews

Zelensky thotë se Ukrainës i duhet më shumë kohë për ofensivë

brukseli-fton-zelensky-per-samitin-e-planifikuar-be-ukraine

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se vendit të tij i duhet më shumë kohë për të nisur një kundërofensivë të shumëpritur kundër Rusisë, pasi ushtria ka ende nevojë për ndihmën e premtuar perëndimore.

Sulmi i pritshëm mund të jetë vendimtar në luftë, duke rivizatuar vijat e frontit që për muaj të tërë kanë mbetur të pandryshuara.

Kjo do të jetë një provë vendimtare për Ukrainën, e etur për të provuar se ndihma e marrë mund të rezultojë në fitime të mëdha në fushën e betejës.

“Me [atë që kemi] ne mund të shkojmë përpara dhe të jemi të suksesshëm,” tha presidenti.

“Por ne do të humbnim shumë njerëz. Unë mendoj se kjo është e papranueshme,” tha ai në selinë e tij në Kiev, në një intervistë për transmetuesit e shërbimit publik që janë anëtarë të Eurovision Neës, si BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Pra, ne duhet të presim. Na duhet ende pak më shumë kohë.”

Zelensky i përshkroi brigadat luftarake, disa prej të cilave u trajnuan nga vendet e NATO-s, si “të gatshme”, por tha se ushtrisë ende i duheshin “disa gjëra”, duke përfshirë automjete të blinduara që “mbërrinin në grupe”.

Në javët e fundit, autoritetet ukrainase u përpoqën të ulin pritshmëritë për një përparim, si publikisht ashtu edhe privatisht

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj