Telenews

Torcida kujton anëtarin e saj dhe heroin e Kosovës, Besim Nuka

Në përvjetorin e vdekjes së Besim Nukës, tifogrupi nga Mitrovica, “Torcida”, ka kujtuar anëtarin e saj dhe njëkohësisht heroin e Kosovës.

Nuka kishte dhënë kontributin e tij në krijimin dhe aktivitetet e tifozerisë së parë në trojet shqiptare.

Heroi Besim Nuka, u lind më 4 prill 1972 në Mitrovicë, në një familje që njihej për ndihmën që i kishte dhënë popullit gjatë periudhave më të vështira në ish-Jugosllavi.

Gjatë luftës së fundit kundër Serbisë, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare, që bashkë me luftëtarët tjerë zhvilluan betejat e lavdishme.

Pikërisht në një prej tyre u vra heroikisht më 11 maj 1999, sot e 24 vjet më parë.

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj