Telenews

Pediatrit mund të bëhen nenonatolgë pa specializim të veçantë

Tash e shtatë vjet nuk ka specializime për neonatologji. As në konkursin e radhës të shkollimit specialistik i cili u hap para pak ditësh, për profilin që merret me shëndetin e foshnjave të porsalindura, nuk u shpall prapë asnjë vend pune, përkundër kërkesave të klinikës.

Megjithëkëtë, ky profilizim për kreun e bordit të shkollimit specialistik, Edmond Halitin, është rregulluar me Udhëzimin e ri Administrativ ku mundëson që specializantët e pediatrisë më pas mund të profilizohen edhe në neonatologji.

Madje Haliti shpjegoi se janë përkujdesur që barrierat ligjore të trashëguara nga e kaluara për këtë lëmi, t’i largojnë.

Aktualisht janë 74 specializantë të pediatrisë, 68 nga ta në mesin e shkollimit specialistik, të cilët pos profilizimeve të tjera tani e tutje mund të profilizohen edhe në nenonatologji, duke marrë titullin pediatër-nenoatolog, gjë që e cila ka munguar deri më tani.

Kujtojmë që nenonatologët patën alarmuar se ky kuadër është emergjencë kombëtare të cilët kanë kërkuar rregullimin e titullit specialistik, në mënyrë që puna e tyre me foshnjat të mos jetë vetëm deri në 28 ditë.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj