Telenews

Vriten dy palestinezë në një operacion Izraelit

Luftimet vdekjeprurëse vazhduan mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Dy burra u vranë në një operacion ushtarak izraelit pranë Nablusit në Bregun Perëndimor, njoftoi ministria palestineze e Shëndetësisë.

Izraeli përjashtoi një armëpushim derisa pala palestineze po vazhdon të lansojë raketa drejt vendbanimeve izrraelite.

Një valë e re dhune shpërtheu të martën kur tre udhëheqës të Xhihadit Islamik u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Që atëherë, Xhihadi Islamik, i cili është grupi më i madh i armatosur në Gaza pas Hamasit, ka lëshuar më shumë se 1000 raketa, disa prej tyre thellë në territorin izraelit.Nga fillimi i vitit, të paktën 110 palestinezë janë vrarë gjatë konflikteve të ndryshme, operacioneve ushtarake izraelite ose në sulmet ndaj forcave izraelite.

Të ngajshme

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney, në moshën 84-vjeçare

Valjeta Turkaj

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Valjeta Turkaj