Telenews

Sot mund të përcaktohet kampioni i Kosovës në basketbollin kosovar

Peja dhe Trepça sot do të përballen në ndeshjen e katërt të serisë finale në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për t’u shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e së dielës, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit.

Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.

Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

Në garat e rregullta, Peja ishte renditur e dytë, kurse Trepça e katërta.

Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën.

Të ngajshme

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit –

KushtrimGuraj

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League –

KushtrimGuraj

“Këtë herë ishte më e lehtë”, Flick tregon pse e largoi Yamal-in pas dy golave –

KushtrimGuraj