Telenews

Rast tragjik: 31-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta në diskon “13 Rooftop” te Hotel Grand

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në diskon “13 Rooftop” te Hotel Grandi në Prishtinë, ku nje 31-vjeçar është ka vdekur në rrethana të dyshimta. I riu u gjet pa shenja jete dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se posa është kërkuar ndihmë, njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë dhe më pas trupi është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti.

Sinjalj do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në 2024-ën, gjysma e popullsisë në mjerim

Valjeta Turkaj

IKSHPK ngre alarmin në Prishtinë, kërkon masa urgjente për largimin e mbeturinave

Valjeta Turkaj

Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

Valjeta Turkaj