Telenews

Përfundon numërimi në 51 bashki të Shqipërisë! PS zgjeron hartën rozë, tkurret e opozitës.

Përfundon numërimi në 51 bashki të Shqipërisë! PS zgjeron hartën rozë, tkurret e opozitës 

Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson fuqishëm para opozitës në shumicën e bashkive. Ka përfunduar numërimi në 48 bashki të vendit, ndërsa vijon në 13 të tjera. Nga këto kampi socialist deri tani ka marrë 42 bashki përfshirë edhe bastionet historike të opozitës si Shkodra, Tropoja, Devolli dhe Kukësi.

PS ka triumfuar edhe në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull,, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Patos, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës etj.

Gjithashtu PS udhëheq edhe në bashkitë kryesore Tiranë, Durrës etj. Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar 6 bashki duke e tkurrur hartën e demokratëve me humbjen e bastioneve. “Bashkë Fitojmë” ka fituar Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

–Për t’u njohur me rezultatet në kohë reale KLIKONI në linkun: https://iemis.kqz.gov.al/results2023/results2023.htm

Të ngajshme

Nëna e Aleksandar Vuçiçit sulmohet fizikisht dhe verbalisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi

Rrezarta Ramaj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj