Telenews

SHBA paralajmëron Vuçiqin: Kujdes me provokimet ndaj Kosovës

Në një bisede telefonike të zhvilluar me të së fundi, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ia bëri të qartë presidentit serb Aleksandër Vuçiç se është e nevojshme të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenca serbe pohoi se zyrtari i lartë amerikan i mëshoi idesë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve, ndërsa ritheksoi mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Vuçiç, sipas njoftimi të presidencës, përsëriti se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit ka nisur në vitin 2011. Marrëveshja bazë drejt normalizimit të relatave mes tyre u arrit shkurtin e këtij viti në Bruksel, e një muaj më vonë, palët u pajtuan edhe me Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, e përbërë nga 11 nene, nuk e detyron Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo dikton pa ashtu nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e kësaj bashkësie, por drafti u refuzua nga pala kosovare.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu