Telenews

Trepça vjen me një reagim pasi e humbi finalen ndaj Pejës

Trepça mbrëmë u mposht në finale nga Peja me rezultat 93:91 duke e humbur mundësin të shpallet kampione e Kosovës në basketboll.

Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe shumë emocionuese, të cilës iu nevojitën shtesat për ta përcaktuar fituesin dhe kampionin në këtë rast.

Pas përfundimit, Trepça bëri një reagim në faqen e tyre në Facebook.

Reagimi i KB Trepçës:

Të nderuar tifozë e përkrahës

Sonte e përfunduam një edicion garues, që megjithatë është për ta vlerësuar. Luajtëm të gjitha finalet, fituam trofe, kthyem interesimin për basketbollin në vend dhe sollëm gëzime e emocione. Sonte na mungoi fati dhe titullin e fitoi rivalja jonë, Peja. E urojmë që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë.Duke vlerësuar përkrahjen e secilit prej jush, ju falenderojmë përzemërsisht.Ne jemi ende në rritje. Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm.Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari.Jemi krenarë që një qytet kemi prapa. Kërkojmë falje që sonte nuk ju gëzuam, por ju premtojnë: shumë gëzime do të keni nga ne.Trepça, krenari.

Të ngajshme

Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin

Yllka Gashi

Leao i ofrohet tri klubeve të Premierligës

Yllka Gashi

Ish-ylli i Premierligës akuzohet për një sulm ndaj një tifozi

Yllka Gashi