UNDP i ka dhënë sot donacion Policisë së Kosovës disa pajisje të rëndësishme të cilat do të lehtësojnë punën e detektimit të eksplozivëve.
Pajisjet e quajtura Ground Penetration Radar do të ndihmojnë në rritje të sigurisë dhe përgjithshme në vend dhe rajon.
“Radari i depërtimit në tokë (GPR) që sot po pranojmë donacion është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Këto pajisje do të bëjnë që policia të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Siguria është një nga elementet kryesore për çdo shoqëri në botë. Të qënit në gjendje të jetojmë dhe të funksionojmë lirshëm dhe pa frikë nga krimi, është në interes të çdo qytetari, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca apo feja. Prandaj, çdo rrezik për sigurinë, dëmton rëndë parimet themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut. Pavarësisht përparimeve teknologjike dhe zhvillimeve njerëzore, armët e zjarrit dhe eksplozivët përfshirë prekursorët e tyre vazhdojnë të jenë një rrezik i madh për sigurinë e popullatës.
Donacioni i sotëm i pajisjes së specializuar të quajtur Ground Penetration Radar (GPR) për Policinë e Kosovës do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe më tutje dhe së bashku me autoritetet dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës që janë duke zbatuar me sukses Udhërrëfyesin Rajonal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor si dhe strategjitë e tjera kombëtare që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin dhe rajonin tonë.
Radari i depërtimit në tokë (GPR) që sot po pranojmë donacion është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme. Duke përdorur GPR, policia mund të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave. Kjo pajisje është një mjet i çmuar për agjencinë e zbatimit të ligjit dhe mund të ndihmojë të gjejnë prova të vlefshme që ndryshe do të ishin të vështira ose të pamundura për t’u gjetur.
Policia së Kosovës falënderon UNDP-në dhe donatorët e tjerë për mbeshtetje dhe bashkëpunim si dhe mbështetje për zbatimin e suksesshëm të projekteve që derivojnë nga Udhërrëfyesi Rajonal për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta që zbatohet nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimorë.”