Telenews

Bislimi: Institucionet e Kosovës të gatshme të përmbushin hapat e nevojshëm në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, të shoqëruar nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Në takim u ritheksua vendosmëria e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian. U shpreh mesazhi i qartë se vendi ynë e sheh të ardhmen e saj në BE, në arritjen e standardeve evropiane dhe punën e vazhdueshme në zbatimin e reformave të agjendës evropiane.

Kosova është gati të bëjë hapa të mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian dhe ta dërgojë marrëdhënien me BE-në në një nivel tjetër. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se institucionet tona janë të maturuara dhe të gatshme për të kontribuar pozitivisht në këtë proces e për të ecur tutje në përmbushjen e hapave të nevojshme, në rrugën drejt BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Weststrate dhe ambasadoren Lobbezoo edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, të hënën e kaluar.

Në përfundim të takimit palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy shteteve tona, e për të vijuar intensifikimin e tyre.​

 

Të ngajshme

LDK në Ferizaj akuzon Komunën se dha tender me ofertën që i pëelqeu e jo më të lirën

Donat Hashani

AAK: Politizimi i sektorit të ujit po na kushton miliarda litra ujë të humbur

Donat Hashani

Osmani mbyll Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, bashkë me vajzat e saj

Donat Hashani