Telenews

Kurti ia përsërit Sarrazinit: Shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për procesin e pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngajshme

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Osmani: Mbrojtjen e UÇK-së do ta bëjmë në çdo cep të botës: Historia e Kosovës nuk mund të përvetësohet

Rrezarta Ramaj