Telenews

Presidenti i Ferizajt për gabimin e Altik Muhaxhirit: S’ka qenë i vendosur mirë dhe ka rrëshqit se fusha ka qenë me ujë

Presidenti i Ferizajt, Lulzim Abazi thotë se ndeshja ndaj Dukagjinit ishte fer gjatë gjithë kohës.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit e fituar nga vendasit në minutat e fundit po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Abazi pretendon se gjithçka ishte fer në këtë duel.

“Unë nuk kam si mi qujtë këto, loja ka qenë fer gjatë gjithë ndeshjes. Ka pas një shtyerje të lojës për shkak të kohës dhe rrebeshit të shiut, mirëpo besoj që kjo pjesa tjetër e ndeshjes krejt është në rregull dhe është zhvillu ndeshja siç është më së miri”, tha Lulzim Abazi në Sports Show.

Ai më pas për reagimin e Altik Muhaxhirit tha se s’është ekspert i reagimit të portierëve, por ai s’ka qenë i vendosur mirë dhe ka rrëshqitur.

“S’ka qenë i vendosur mirë dhe ka rrëshqit se fusha ka qenë me ujë”, vazhdoi ai.

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj