Telenews

A dështoi shteti me ‘zgjidhjen’ me ndryshimet për blerjen e librave për nxënësit?

Në dy javët e fundit në Kosovë, tema kryesore dhe më e ‘nxehtë’, padyshim që ka qenë vendimi kontraverz i Ministrisë së Arsimit për ndryshimin e mënyrës së pajisjes me libra për nxënësit e shkollave fillore në vend.

Dikasteri i drejtuar nga ministrja Arbërie Nagavci, vendosi që sivjet librat e nxënësve ti blejnë vetë prindërit dhe këtë mos ta bëjë vetë Ministria, siç ka ndodhur deri më tani, shkruan Telenews.al

I gjithë ky ndryshim i Ministrisë për tekstet shkollore të nxënësve, erdhi me arsyetimin se çmimet e ofruara nga shtëpitë botuese janë tepër të larta dhe sipas tyre mjetet financiare të Ministrisë të destinuara për këto tekste shkollore, deri tani janë keqpërdorur dhe kjo po bëhet për të realizuar një proces fer dhe pa keqpërdorime.

Nagavci tregon se kur do të deponohen mjetet në llogari - Njeshi

Megjithatë, ky vendim i Ministrisë është kritikuar ashpër nga shumë kush, përfshirë në rradhë të parë prindërit e nxënësve, pastaj shoqëria civile në vend, partitë opozitare dhe subjekte të tjera.

Sipas tyre, Ministria ka dështuar që sivjet ti pajisë nxënësit me libra dhe dështimin e tyre, po mundohen që ta bartin tek prindërit e tyre, pasi shumicës prej tyre ende nuk ju kanë dalë të hollat nga aplikimi online që Ministria e Arsimit e kishte hapur ditë më parë.

Duket se kritikat ndaj vendimit të lartëcekur të Ministrisë janë me vend dhe të arsyeshme, pasiqë sipas matjeve në terren, një shumicë e madhe e nxënësve ende nuk i kanë marrë të hollat nga aplikimet që kanë bërë për to.

”Kam aplikuar me 29 gusht për ti marrë mjetet financiare për blerjen e librave të fëmijës, por ende nuk i kemi pranuar në xhirollogari”, ka thënë një prind i një fëmije, por ankesa të tilla ka pasur edhe nga plotë prindër të tjerë që nuk janë prononcuar në media.

Skandal, një librari në Podujevë 'frynë' çmimet e librave dhe nuk lëshon kuponë fiskalë (Foto) - KosovaPress

Telenews.al ka verifikuar se edhe ata që i kanë marrë të hollat, po hasin në vështirësi të mëdha për ti blerë tekstet e fëmijëve të tyre, pasi nuk janë njoftuar saktë dhe me kohë se të cilave shtëpi botuese ti blejnë ato e shumë prej librarive nuk janë fare të furnizuara me tekstet e kërkuara nga mësimdhënësit.

”Te gjitha librat e fëmijës nuk i sigurova sepse kishte mungesa. Këtu i mora të Dukagjinit çka ishin, të Albasit ishin mungesë dhe një, ”Shkathtësi Për Jetë” për klasën e tretë, ajo është mungesë dhe duhet shkuar për të marrë në një librari tjetër. Pritëm diku rreth një orë, është tollovi e madhe mund ta shihni edhe vetë, gra shatatëzëna me fëmijë të vegjël dhe me raste duhej që dikujt ti lëshoje edhe rendin. Ndoshta nuk është shumë e mundimshme, por e panevojshme edhe shumë keq, defintivisht shumë keq”, ka thënë një qytetar tjetër, tejet i indinjuar me këtë vendim të Ministrisë.

Një tjetër problem me të cilin po ballafaqohen prindërit e nxënësve, është edhe ai i tollovisë që po krijohet para librarive të ndryshme nëpër komuna për blerjen e librave.

”Prej një ministre që për 10 vite e ka kry një fakultet, nuk pritet më shumë me 6she, asgjë s’pritet më shumë. Kjo është pak, çka ka me na bërë më vonë, vetëm pak durim. Pati mungesë të librave në librari dhe gjysmën nuk munda ti marr, është shumë e mundimshe qe një jave jemi duke vrapuar lartë e poshtë. Kemi aplikuar për paratë që po i subvencionon Qeveria, por ende s’kanë dalur dhe librat ju kemi blerë fëmijëve me paratë tona, duhet ose me hy borxh, ose me lënë diçka keq, për t’ju blerë librat. Por, s’ka lidhje, ne librat i blejmë për fëmijët, por kur ka qenë mundësia me i marrë si më herët, ka qenë shumë e mirë, përse të bëhet llugë kështu, është katastrofë”, tha një qytetar tjetër.

Madje në disa qytete të Kosovës nuk ka fare librari për tekstet e kërkuara nga MASHT-i, siç është rasti i Komunës së Deçanit, nxënësit e të cilës po detyrohen që të shkojnë në libraritë e qytetit të Pejës për t’u kompletuar me tekste shkollore.

Vetë Ministrja Nagavci e pranoi në njërën prej emisioneve televizive në vend, se prindërit është dashur që të njoftoheshin më herët për blerjen e librave.

“Vendimi nuk ka qenë i pamenduar, i paanalizuar dhe është marrë në një moment që është konsideruar si i domosdoshëm. Doja të përmend ndonëse ka ngjallë debat, është një nga disa veprime që kemi marrë në raport me përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Ndoshta do të ishte më mirë që prindërit të ishin njoftuar më herët”, ka thënë ministrja.

Se vendimi i MASHT-it është tejet kontraverz, e pranuan indirekt edhe dy prijësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Konjufca u bë kurban për ‘Qeverinë e Shpresës’, Vjosa Osmani ende nuk lëshon pe për poste

“Për shkak të vështirësive që kanë pasur familje të caktuara, duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive në mënyrë që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur, pra drejtpërdrejt nga shteti”, tha presidentja gjatë një prononcimi.

Kritika indirekte lidhur me këtë proces pati edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme të gjithë do të jenë të pajisur. Ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhe ndodhi kështu, por mund të përmirësohet”, deklaroi Konjufca.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi