Telenews

A do të largohet nga puna personi i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Nikqi, flet drejtori i tij

Flori Beqiraj si i dyshuar për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi është punëtor i Kompanisë së Sigurimeve Eurosig. Këta të fundit, deklarojnë se po presin vërtetim të rastit për të marrë masa.

Drejtori i kompanisë në Pejë, Bujar Hysenaj tha se kanë qenë aty kur ka ndodhur arrestimi i Beqirajt, por se nuk ishin në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

Pyetur nëse i njëjti vazhdon të punojë ende aty, Hysenaj na tha se nëse vërtetohet se i dyshuari ka kryer veprën e sulmit seksual, do t’i shkëputet kontrata.

“Vallahin në dijeni jemi, dhe kemi qenë aty… ka ardhë policia e ka marrë. E kemi marrë vesh prej portaleve çka është puna, se nuk e kemi ditë. Ai djalë nuk ka dhënë diçka, si me thënë, që bon asi gjëra. Punëtor i jemi u konë, unë jom Bujar Hyseni, drejtor i kompanisë në Pejë. Nëse e ka bërë këtë rast, ai nuk vazhdon me punon ma me kompani, shkëputen gjanat, kontrata, prej të hënës. Tash po presim një herë, zyrtarisht, çka po ndodhë”, tha ai.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj