Telenews

A duhet bërë shpesh rëntgen, flet radiologu kosovar

a-duhet-bere-shpesh-rentgen,-flet-radiologu-kosovar

Gjikolli në emisionin “Herët” në Tëvë1, tha se rrezet rëntgen janë të dëmshme dhe përdorimi i tyre është i kufizuar. Sipas tij, qytetarët t’i përdorin vetëm kur kanë nevojë.

“Tash teknikat e ndryshme kanë dalë, por prej atyre kryesore mbi të gjitha Radiografinë, përdorimin e rrezeve Rëntgen asgjë nuk e ka zëvendësuar, mund të dalë diçka vetëm ta plotësojë. Rrezet rëntgen janë ato të cilat janë të dëmshme. Përdorimi i tyre është i kufizuar dhe t’i përdorin ato vetëm kur kanë nevojë. 15-vjeçarin e kaluar përdorimi i tyre ka qenë duke i tejkaluar të gjitha kufijtë e normales…”

“… mirëpo janë kufijtë kur nuk duhet të bërë për të hekur merakun”, tha ai.

Gjikolli thotë se për një radiografi që pacienti merr, është si dozat e rrezatimit natyror që qytetarët marrin për një javë.

“Në parim nuk ka kufizime kohore por duhet ditur që për një radiografi që ne marrim është si me krahasu me dozat e rrezatimit natyror që marrim është rreth një javë. Nëse bëjmë një CT, është sa pesë gjashtë muaj. Ato rrezatime me i marrë përnjëherë janë të dëmshme. Pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm se rrezatimi nuk humbet”, thekso ai. /teve1.info/

The post A duhet bërë shpesh rëntgen, flet radiologu kosovar appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Zbulim i ri shkencor hap rrugë për trajtimin e disa formave të kancerit

Yllka Gashi

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

Yllka Gashi

QKUK: 2 vdekje e 47 raste të të lënduarve nga aksidentet brenda 24 orëve

Yllka Gashi