Telenews

A e njoftoi Thaçin dhe Veselin për dorëheqjen? Flet Memli Krasniqi

Memli Krasniqi ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës të mërkurën pasdite.

Këtë vendim, ai e bëri të ditur përmes një konference për media.

Ndër të tjera, ai foli edhe për atë nëse i ka njoftuar edhe ish-kryetarët e PDK-së, që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ata janë njoftuar sot, edhe përmes mediave. Sot ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill”, tha ai.

“Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza”, tha ai.

Krasniqi tha se nuk i ka njoftuar paraprakisht pasi, sipas tij, “s’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh”.

Të ngajshme

Pse telefoni juaj tregon sinjal të plotë edhe kur lidhja mezi punon?

Erzana Fazliu

Mos rrini në telefon në takimin e parë të dashurisë

Erzana Fazliu

Aktakuza për skandalin e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti heshtin

Erzana Fazliu