Telenews

A është i dëmshëm sheqeri në kafe?

Ekspertët kryen një studim mbi 170.000 britanikë të shëndetshëm në të 50-at dhe analizuan zakonet e tyre të pirjes së kafesë. Ata i ndanë njerëzit në kategori: ata që pinë kafe të ëmbël, ata që pinë kafe pa sheqer dhe ata që nuk e pinë fare.

Ata zbuluan se pirja e dy deri në katër filxhanë kafe në ditë ishte alternativa më e mirë, pavarësisht nëse përdornin sheqer në kafe apo jo.

Ata e shpjeguan në këtë mënyrë: ata që pinin kafe të pa ëmbëlsuar kishin deri në 29 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme në krahasim me ata që nuk e pinin fare, ndërsa kafeja e ëmbël shoqërohej me një rrezik 31 për qind më të ulët.

Konsumuesi mesatar i kafesë që përdor sheqer në kafe shtoi vetëm rreth një lugë çaji sheqer, që është një dozë e kontrolluar dhe nuk përbën rrezik serioz, sipas shkencëtarëve. Kjo është shumë më pak se sasia e sheqerit të shtuar në kafetë e gatshme të shitura në zinxhirë të ndryshëm të shitjes me pakicë.

Ky hulumtim është pjesë e shumë studimeve që e lidhin kafenë me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë jetëgjatësinë e përgjithshme dhe një rrezik më të ulët të depresionit ose diabetit.

Përbërjet e kafesë besohet se reduktojnë inflamacionin, përshpejtojnë metabolizmin dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Të ngajshme

Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë shtatzënisë – çfarë është e sigurt për t’u përdorur dhe çfarë duhet të shmangni

Rrezarta Ramaj

CILAT USHQIME DUHET T’I HANI MË SHPESH GJATË DIMRIT?

Rrezarta Ramaj

Kardiologët thonë se këto veprime po ju shkatërrojnë zemrën

Rrezarta Ramaj