Telenews

A ka Kosova rezerva shtetërore të ushqimit?

Kosova ka rritur sasinë e rezervave të saj shtetërore.

Në kohën kur flitet për krizë ekonomike, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarët nuk duhet të ndihen në panik. Sipas tyre, shteti ka rezerva shtetërore për 6 muaj, përcjell Albinfo.ch.
Kosova ka rritur sasinë e rezervave të saj shtetërore, konfirmon ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.
Ju njoftoj se duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshëm të rezervës shtetërore të viteve të mëhershme, unë them me konfidencë të plotë që shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar për nevojat rezervë, po ashtu edhe këtë vit”, tha ajo, duke shtuar se në rezervë shtetërore janë të përfshira produkte ushqimore, nafta e produkte të tjera.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nuk ka nevojë për panik derisa përmendi fotografitë të njerëzve duke pritur në radhë për të blerë miell.
“Për më tepër, ditë më parë ne kemi ndarë shumën prej 10 milionë eurove, për t’u furnizuar pikërisht me rezerva shtetërore”, tha ai.

Të ngajshme

Gërvalla: Mësimi i gjuhës shqipe nga diaspora, detyrim kombëtar

Erzana Fazliu

Marredheniet e tensionuara mes Oltes dhe Milaimit në Big Brother

Erzana Fazliu

Fundi i mandatit: Kurtit i mbesin 96 çerdhe veç në letër – Nagavci hedh fajin te komunat e opozitës

Erzana Fazliu