Telenews

A KA NDRYSHUAR QËNDRIM, SPANJA NDAJ KOSOVËS?

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës ka deklaruar se mban qëndrimin e njëjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne po mbrojmë nevojën e zgjidhjes së çështjes së territorit të Kosovës përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka deklaruar ministria e Jashtme e Spanjës për Kosovonline.
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tash e sa kohë po përsëritë thirrjet se është koha që Kosova të njihet nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë bërë këtë, si dhe të anëtarësohet në NATO.
Nga vendet e tjera të pesëshes evropiane që nuk e njohin Kosovën, në periudhën paraprake u konfirmua se qëndrimet e tyre për atë çështje nuk ndryshojnë.
Kështu, gjatë vizitës së tij në Beograd në shkurt, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Athina do të mbetet në qëndrimin e saj.
“Sa i përket Kosovës dhe dialogut, dua të jem i qartë, qëndrimi i atdheut tim nuk ndryshon. Ne duam të shohim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe për këtë ne mbështesim dialogun, si dhe përpjekjet e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak”.
“Ne duam që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, e cila do të ishte në interes të të dyja palëve”, ishte deklarata e Mitsotakis në Beograd.
Ministri sllovak i Mbrojtjes, Jaroslav Nadj, në fund të shkurtit tha se qeveria dhe parlamenti sllovak kanë një mendim të pandryshuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se ky është qëndrim i përhershëm i politikës së jashtme të Sllovakisë, pavarësisht nga përbërja e qeveria.
Në fund të vitit të kaluar, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të atij vendi, Anita Dimitriju, konfirmoi se as qëndrimi i Qipros nuk do të ndryshojë, e cila në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Qiproja nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur sipas saj në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

Të ngajshme

Pragë, del fotografia e liderëve të Komunitetit Europian të Macronit

Donat Hashani

3 deri 6 muaj punë në Gjermani, Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar

Donat Hashani

Sekuestrohen 83 kg kanabis në Shkodër, në pranga katër persona

Donat Hashani