Telenews

A ka pasur kushte nga Osmani për listën e LDK-së, flet Abdixhiku

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur kushte nga ish-presidentja Vjosa Osmani dhe se raportimet për kërkesa në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të pasakta.

Sipas tij, bashkëpunimi mes palëve bazohet në mirëbesim dhe vullnet për ta finalizuar marrëveshjen, ndërsa renditja në listë nuk ka rëndësi.

“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pasë. Ky përbashkim nënkupton që ne ndërtojmë relacione me mirëbesim. Nuk pritet për kushte, ato raportime kanë qenë të pasakta. Kemi vullnetin e LDK-së për ta finalizuar këtë marrëveshje. Renditja në listë për mua s’ka fare rëndësi”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, ish-presidentja Vjosa Osmani sot ka deklaruar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së.

Të ngajshme

Kontrolle të shtuara në tregun e qumështit, mbyllet një operator ekonomik

KushtrimGuraj

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Rrezarta Ramaj

Koalicioni i Përparim Ramës me PDK-në, Abdixhiku: Kam komunikuar me Bedri Hamzën, nuk kemi marrëveshje

Rrezarta Ramaj