Telenews

A po frikësohet Daku të rikthehet në Rusi? Flet babai i tij

Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA pasi me altoparlant nisi një këngë fyese ndaj serbëve e maqedonasve.

Rubin Kazani ka paralajmëruar dënimin e Dakut, që në një intervistë të gjatë për një medium rus kërkoi falje dhe shprehur keqardhje për rastin e ndodhur pas ndeshjes me Kroacinë.

Por, a po frikësohet Daku të kthehet në Rusi?

Për këtë ka folur babai i futbollistit, Fehmiu, për “sport24.ru”.

“Për katër apo pesë ditë djali im do të arrijë në lokacionin e Rubinit. Mirlindi nuk frikësohet të kthehet në Rusi. Ai ka kuptuar që ka bërë gabim. Pres që edicioni i ardhshëm të jetë më i miri në karrierën e djalit tim”, ka thënë Fehmi Daku.

Sipas mediave ruse, Rubin Kazani i ka përfituar 174 mijë euro nga UEFA për paraqitjen e Dakut në Evropian. Shifër të njëjtë ka përfituar edhe Lokomotiva e Moskës për paraqitjen e Mario Mitajt.

Të ngajshme

Spektakël nga vashat “Dardane”, fitorja e tretë që ndez ëndrrën për Botëror

Rrezarta Ramaj

Besiktasi synon transferimin e Edon Zhegrovës në verë

Valjeta Turkaj

“Aset i tejçmuar” – Muriqi fillon sulmin për një tjetër rekord të madh

Valjeta Turkaj