Telenews

“AAK-ja do ta shpëtojë Kosovën nga populistët”

Ka nisur punimet Kuvendi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Më ç’ rastë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që po synon një tjetër mandat në krye të partisë ka thënë se vetëm partia e tij “do ta shpëtojë Kosovën nga populistët dhe oportunistët”.
Ai shtoi se Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur e mosbesues.
“Kosova nuk është sot mirë. Qytetari i Kosovës nuk është mirë. Kosova sot udhëhiqet nga politikanë të pangopur në protagonizëm, në populizëm e mosbesues deri në fund, të frikësuar nga çdo gjë dhe në paranojë e izolim. Kosova është e trembur dhe reaguese. Pse? Sepse ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë oportunistë”.
“Jetojnë në ujëra të qeta, edhe kur Kosova është në stuhi. Janë përfitues rasti, shijojnë privilegje për konsum të tyre e për fat të keq të tillë ka shumë si në nivel qendror e lokal”, ka thënë Haradinaj në fjalimin në Kuvendin zgjedhor të partisë”.
Ndryshe në këtë kuvend janë duke marrë pjesë 600 delegatëve nga të gjitha nëndegët, ku ky subjekt politik pritet sot të zgjedh kryetarin e partisë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar dhe Këshillin Drejtues.
 
 
 

Të ngajshme

A ka dhënë dorëheqjen nga LDK-ja? Flet Gazmend Muhaxheri

Valjeta Turkaj

Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike, fokus te trajtimi i sëmundjeve të rralla

Valjeta Turkaj

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Valjeta Turkaj