Telenews

Abazoviq çon Malin e Zi në zgjedhje? Nuk ka marrëveshje për qeverinë e re

Ende nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi edhe pse raundi i radhës i bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare zgjati për më shumë se 7 orë.

Dështimi i negociatave vjen vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç duhet të caktojë një mandatar të ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq nuk mori pjesë në mbledhje, duke u shprehur se nuk është gati për kompromise të kalbura.

Qeveria e Dritan Abazoviqit u rrëzua më 20 gusht, pasi Parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj meqë kabineti votoi marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe./A2/

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj